Pjesë përbërëse të raketës kineze Long March mund të prekin dhjetëra rajone italiane. Mediat në vend bëjnë të ditur se lajmi është konfirmuar nga Mbrojtja Civile. Rajonet që mund të preken janë Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria, Siçilia dhe Sardenja.
Siç raportojnë mediat italiane, parashikohet që raketa të bjerë në Tokë rreth orës 2:24 të mëngjesit të 9 majit, me një diferencë kohore pasigurie prej 6 orësh. Këshilla e ekspertëve është banorët e këtyre rajoneve të qëndrojnë brenda banesave, shkruan abcnews.al
Në intervalin kohor të shqyrtuar, sipas Mbrojtjes Civile ekzistojnë tre trajektore që mund të përfshijnë Italinë.