Mbetjet e raketës së Kinës të cilat rrezikonin që të binin në zona të banuara, kanë rënë mëngjesin e kësaj të diele në oqeanin Indian.
Mediat bëjnë me dije se raketa kineze me shumicën e përbërësve që u shkatërruan ndërsa hynë në atmosferë ka rënë në perëndim të Maldiveve.
Autoritetet përkatëse në SHBA dhe Evropës kishin monitoruar rënien e pakontrolluar të raketës Long March-5b. Ndërkohë në orët e fundit të raketës ku ekspertët po monitoronin koordinatat për rënien e saj thuhej se mbeturinat mund të binin në një zonë të banuar, mes të cilave bënin pjesë shtete si New York, gjithë Afrika dhe Australia, Japonina, Spanja, Portugalia, Italia dhe Greqia.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin është shprehur se Kina kishte qenë neglizhencë në lejimin e raketës nga orbita.
Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që dikush në të vërtetë të goditet nga një copë hedhurinë hapësinore ishin shumë të vogla, për shkak se një pjesë e madhe e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe zona të mëdha toke janë të pabanuara.