Qendra Spitalore Universitare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të tre familjarëve nga Gjilani si pasojë e helmimit. Në një deklaratë për mediat, QSUT tregon se tre pacientët kanë mbërritur në me ambulancë në datën 6 maj me diagnozën helmim nga kërpurdha në gjendje të rëndë.
Në deklaratë thuhet se pasi u janë kryer analizat, pacientët janë shtruar fillimit në shërbimin e Toksikologjisë dhe pasi gjendja e tyre është rënduar janë transferuar në Shërbimin e Reanimacionit Qendror.
Fillimisht ka ndërruar jetë 78-vjeçarja, një ditë më pas i biri dhe më 8 Maj ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e këtij të fundit.
Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjëndja e pacientëve paraqitej e rëndë.
Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021”, thuhet në deklaratë.