Që nga fillimi i vaksinimeve në Shqipëri janë kryer 600 mijë vaksinime totale. Në një postim në Instagram, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se së bashku me dozat e dhëna ditën e sotme numri i vaksinimeve ka shkuar në 600 mijë.
Aktualisht ka nisur shpërndarja e dozave tek moshat mbi 60 vjeç. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie, mësues e pedagogë. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.