Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar nismën e PS-së për të shkarkuar nga posti i presidentit të Republikës, Ilir Metën.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se e dënon ashpër këtë veprim, duke shtuar se ky është një akt puçist e destabilizues për Shqipërinë.
“Procesi i Edvin Droges kunder presidentit, proces i puçist antikushtetues!
Te dashur miq, pas grabitjes se zgjedhjeve, dhunimit masiv te vullnetit te shqiptareve me angazhimin e te gjithe shtetit monist, balozeve te zi te krimit dhe qindra milione euro para dorge por edhe te thesarit te shtetit, Edi Rama, kreu i meduzes se krimit te organizuar, Lukadroga i Balkanit rinisi menjehere vazhdimin e grushtit te shtetit me procesin antikushtetues te shkarkimit te presidentit te republikes.
Ne kete proces ai, duke shkelur ne menyre flagrante parimet themelore te kushtetues dhe disa nene te saj, kerkon te rrafshoje dhe institucionin e fundit qe nuk kontrollon ne Shqiperi dhe te vendos pushtetin e tij absolut te bazuar mbi krimin, drogen dhe vjedhjen e korrupsionin.
Denoj me ashpersin me te madhe kete akt puçist destabilizues dhe paralajmeroj Edi Ramen se po firmos keshtu fundin e shpejte dhe merituar te nje krimineli puçist”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.