Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë identifikuar dhe shpllur në kërkim autorin, Marius Dema, 28 vjeç. Gjithashtu në kërkim janë shpallur, Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Mehmet Qema 27 vjeç u qëllua me pistoletë dje afër mesnatës në rrugën “5 Maji” në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve. Policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta, por dyshohet për një konflikt mes disa personave që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktima rezultonte pa precedent penal.