Pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në një postim në facebook, Kryemadhi shkruan se asokohe djemtë dhe vajzat e Kosovës u përfshinë në një luftë të padëshiruar por e certifikuar e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare, që i dha pavarësinë Kosovës.
Nga ana tjetër, Kryemadhi thekson se “ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë”, ndërsa shpreh bindjen se e drejta do të triumfojë.
Dorëheqja e Presidentit të Kosovës vjen një ditë pasi Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij.
Postimi i plotë:
Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës. Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!