Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Everest Çakës, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Burime bëjnë me dije se Silvana Çaka ka thënë para grupit hetimor se autori iu afrua makinës së tyre dhe qëlloi me breshëri ndaj bashkëshortit.
Ajo ka thënë se në fillim menduan se u përfshinë në aksident pasi një makinë i goditi më pas dhe sipas saj në këtë moment një burrë është afruar tek xhami dhe ka qëlluar disa herë Everestin. Bashkëshortja është shprehur se plumbat e kanë kapur 41-vjeçarin në krahë, qafë dhe gjoks.
“Sapo dolëm nga shtëpia e prindërve të mi, jetojnë me qira në lagjen Skënderbej dhe sapo makina jonë nisi lëvizjen një mjet na godet nga pas,kujtuam se ishte aksident. Pashë një burrë që u afrua tek xhami dhe mbante ne duar një armë me të cilën në afërsi të xhamit të parë ku ishte Everesti qëlloi disa herë,” ka deklaruar Silvana.
Silvana ka thënë se doli menjëherë nga makina për të kërkuar ndihmë te banorët që ndodheshin aty.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth 20:10 në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit. Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor.