Bashkimi Europian duhet të japë një sinjal të fortë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Këtë deklaratë e përcolli me anë të një video-mesazhi presidentja e Komisionit Eurpian, Ursula von der Leyen.
”BE duhet të dërgojë një sinjal të fortë se dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme. Se dhuna në familje nuk është çështje private.”- shkroi von der Leyen.
Konventa e Stambollit është guri themelor i mbrojtjes së grave dhe vajzave në botë sipas von der Leyen.
#Konventa e Stambollit është themeli i mbrojtjes së grave dhe vajzave, në të gjithë botën. Një bazë e rëndësishme mbi të cilën ne duhet të ndërtojmë më tej.”- theksoi ajo.
Në fjalimin e saj, presidentja e Komisionit Europian përmendi tërheqjen e Turqisë nga Konventa, një vendim që dërgon një mesazh të tmerrshëm.
“Por, për të qenë të besueshëm, ne duhet të ruajmë shtëpinë tonë”, deklaroi Von der Leyen.