Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktoj ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Dema gjykohet pasi përpara disa ditësh vrau shokun e tij Mehmet Qemën, te lagja ‘5 maji” në Tiranë. 27-vjeçari Qema nga Hasi u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool. Pasi u qëllua nga miku i tij, i riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.