Në vijim të hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit Marius Qema, Policia e Tiranës po zhvillon këtë mesditë një opercaion në rrugën “5 Maji”, në Tiranë.
Në media raportohet se policia po kontrollon disa magazina të marra me qera nga shtetasi K. P., pasi dyshohet se aty zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të monedhave elektronike.
Aktualisht, policia sapo ka shpërthyer derën e një magazine dhe është futur brenda, ku nga të dhënat e para, raportohet se ka gjetur dhe sekuestruar një karikator me një fishek brenda. Dyshohet se magazina përdorej nga viktima Qema, ku prodhoheshin monedhat elektronike.