Një efektiv i RENEA-s, Xhulio Liçi është arrestuar pasditen e stome në Tiranë me një kg kokainë. Bashkë me Liçin janë prangosur edhe dy persona të tjerë, të dyshuar bashkëpunëtorë të efektivit të RENEA-s.
ABC mëson gjithashtu se efektivi bashkë me dy shokët e tij, Ded Nimani dhe tjetri me mbiemrin Gaci janë kapur në aksin e vjetër Tiranë-Durrës në afërsi të Ndroqit.
Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë Tiranë, ndërsa efektivi dyshohet se kishte rolin e transportuesit.
Ndërhyrja e policisë për të arrestuar efektivin që shërbente si mburojë erdhi pas informacioneve që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kishte mbi lëvizjet dhe aktivitetin e jashtëligjshëm të Liçit.
Pritet që në banesat e të arrestuarve të realizohen kontrolle, ndërsa vijojnë hetimet për të zbërthyer grupin e trafikut të drogës.