Një aksident me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari u regjistrua pasditen e sotme (5 nëntor) në aksin Shkodër – Velipojë.
Një makinë ka përplasur një motor ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të fundit, Xhovan Malocaj banues në fshatin Trush.
Nga përplasja ballore e të dy mjeteve, drejtuesi i motorit ka përfunduar disa metra larg vendit të përplasjes.
“Më datë 05.11.2020, ora 15:00, në aksin rrugor Shkodër Velipojë, në fshatin Trush , ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin D. D. 30 vjeç banues në Lezhë, me motorrçikletën tip Suzuki me drejtues shtetasin Xh. M. 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë” – njofton policia.
Policia e Shkodrës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur aksidentin e plotë.
Ky është Xhovan Malocaj, 23-vjeçari i cili humbi jetën në një aksident pasditen e kësaj të enjte.
I riu po udhëtonte me motorin e tij tip Suzuki dhe është përplasur me një makinë tip “Benz”.