Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Izrael dhe Gaza, duke thënë se vdekjet e kaq shumë njerëzve të pafajshëm ditët e fundit, përfshirë fëmijët, janë të papranueshme.
“Unë bëj apel për qetësi dhe për ata që janë përgjegjës t’i japin fund zhurmës së armëve dhe të marrin rrugën e paqes,” tha ai në një fjalim të përjavshëm për besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Shumë njerëz të pafajshëm kanë vdekur, mes tyre ka edhe fëmijë. Kjo është e tmerrshme. E papranueshme. Vdekja e tyre është një shenjë se (njerëzit) nuk duan të ndërtojnë një të ardhme, por e shkatërrojnë atë … Pyes veten se ku do të çojë urrejtja dhe hakmarrja? ”