Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani gjatë mbledhjes së sotme e ka cilësuar situatën aktuale në parti si më kritiken pas vitit ‘97. Në prezencë të Bashës dhe gjithë anëtarëve të tjerë, Nishani ka thënë se PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë.
Nishani theksoi se PD s’mund të fitojë përballë një regjimi gangsterësh, por shtoi se masakra elektorale është gjysma e së vërtetës, pasi gjysma tjetër është dështimi i vetë PD.
“Jemi në pikën më kritike pas 97. PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Ne nuk mundëm të fitojmë përballë një regjimi gangsterësh. Ka ndodhur masakër elektorale por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Gjysma tjetër po aq e hidhur është dështimi ynë. Gjysmë e vërteta nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalim në konkluzion pa e bërë analizën baza e partisë” – tha Nishani.