Ndërkohë që Melinda French Gates vendosi t’i japë fund martesës së saj 27-vjeçare me Bill Gates, mediat amerikane kanë nxjerrë prapaskena në lidhje me raportin e saj me bashkëshortin e njohur botërisht si pioner të softuerit, një miliarder dhe një filantrop i madh.
Por në disa qarqe, Bill Gates gjithashtu ka krijuar edhe një reputacion që ngre dyshime mbi sjelljet e tij në mjediset e punës. Kjo po sjell një këndvështrim të ri në procesin e ndarjes të një prej çifteve më të pasur e më të fuqishëm në botë, raporton “New York Times”.
Në vitin 2018, zonja French Gates ishte e pakënaqur me qëndrimin e bashkëshortit të saj pas pretendimeve për ngacmime seksuale nga ana e menaxherit të tij të Financave, sipas dy personave që e njihnin nga afër çështjen.
Pasi Bill Gates vendosi ta zgjidhë çështjen në mënyrë konfidenciale, French Gates këmbënguli në një hetim të jashtëm. Menaxheri i Financave Michael Larson e vazhdoi detyrën e tij.
Në disa raste, z. Gates përndoqi gratë që punuan për të në Microsoft dhe Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, sipas dëshmive të njerëzve që kanë pasur informacione direkte në sipërmarrjet e tij.
Në takimet në fondacion, ai ishte disa herë mospërfillës ndaj bashkëshortes, thanë dëshmitarët. Për të kaluar te Jeffrey Epstein, të cilin Gates e njohu në fillim të vitit 2011, tre vjet pasi Epstein u përball me akuza për trafik seksual të vajzave, dhe u shpall fajtor në një rast prostitucioni ndaj një të miture.
Zonja Gates kishte shprehur shqetësim mbi faktin që bashkëshorti i saj kalonte kohë me një dhunues seksual, por Bill vijoi ta bënte këtë gjë, referuar personave që kishin dijeni mbi takimet e dy burrave. Kësisoj, në tetor 2019 raporti mes Gates dhe Epstein shpërthehu në sytë e publikut dhe Franch Gates ishte e pakënaqur. Ajo punësoi një avokat për çështje divorci, duke vënë në lëvizje procesin që kulmoi këtë muaj me njoftimin se martesa e tyre po merrte fund.