Të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë nga cikloni taukte që goditi Bregun Perëndimor të Indisë. Ndërsa qindra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga banesat e tyre.
Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve autoritetet kanë ndërprerë programin e vaksinimit, në një kohë kur vendi po përballej me kolaps të sistemit shëndetësor.
Marina ka dërguar tre anije luftarake në përpjekje për të shpëtuar qindra njerëz të cilët kanë mbetur të bllokuar në bregdet
Cikloni vjen mes një vale Covid-19 që ka mbingarkuar spitalet indiane.