Lezhë- Një rast shokues abuzimi me të mitur është zbuluar sot nga policia në qytetin e Lezhës. Zbardhen detaje të reja nga rasti i rëndë i përdhunimit ku mësohet se vajza 15-vjeçare ka dalë fillimisht me të dashurin e saj me 17-vjeçarin me iniciale A.Gj.
Ai e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe më pas shokët e tij i kanë bërë shantazh duke i thënë që e kanë filmuar.
Ngjarja ka ndodhur javët e fundit, por vetëm dje, e mitura vendosi që ta denoncojë rastin. Për ngjarjen e rëndë, policia ka vënë në pranga pesë persona. Ata janë Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale A.Gj.