endet anëtare të BE kanë rënë dakord që kufijtë e bllokut duhet të hapen përsëri për udhëtarët nga e gjitha bota që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, thanë burimet evropiane për Reuters.
Sipas Reuters, nga të dhënat e deri tanishme udhëtarët nga vende si Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE pa pasur nevojë të karantinohen. BE ende nuk ka deklaruar nëse do të njoh edhe vaksinat kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga autoritetet evropiane.
Masa e vendosur sot në Bruksel do të lejojë qytetarët nga më shumë vende të udhëtojnë në BE. Udhëtarëve nga vendet si Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Izraeli do tu lejohet të hyjnë union edhe nëse nuk janë të vaksinuar, por do t’u duhet të tregojnë një test negativ. Vendimi i zyrtarizuar pritet të jepet të premten.