Sekratari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë lajmin se ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur i papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.
SHBA-të i kanë ndaluar futjen në vend të ish-kryeministrit Berisha dhe familjes së tij. Përmes një postimi në Tëitter, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehet se Berisha minoi demokracinë në vend.
“Veprimet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Shpall publikisht si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA Sali Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Blinken në Twitter.
Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 19, 2021