Në seancën e sotme të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ do të shqyrtohen kërkesat ankimore për qarqet e Beratit dhe Vlorës.
Në Berat, pas vendimit për rrëzimin e kërkesave për pavlefshmëri, KAS do të vendos edhe për kërkesën tjetër të LSI qe kërkon rinumërim të votave.
Ndërkohë për qarkun e Vlorës, në rendin e ditës janë 2 kërkesat ankimore të PD dhe LSI që kërkojnë shpalljen të pavlefshëm rezultatin e 25 prillit dhe përsëritje të votimit.
Mbledhja do të fillojë prej orës 10:00. Në mbledhjen e fundit që u zhvillua një ditë më parë, KAS vendosi për rrëzimin e kërkesave ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Gjirokastrës.
Po kështu Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD-së dhe LSI-së që kërkonin pavlefshmëri të rezultatit të 25 prillit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.