Tetë persona janë arrestuar në orët e fundit në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Sipas bluve të kryeqytetit, tre të rinj janë arrestuar pasi dyshohet se kryenin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike, kanabis dhe kokainë.
Ndërsa një 24 vjeçar u vu në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjecare.
Po ashtu nje 32-vjecar u arrestua pasi duke qenë punëtor i një bilardoje prej 5 vitesh, vendoste në dispozicion ambientin e bilardos, për të bërë organizimin e lojrave të llotarive të palejuara. Gjatë kontrollit në ambientet e brëndshme të bilardos, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, nje aparat celular dhe një njësi kompjuteri.
NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
R. G., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis ;
D. Z., 27 vjeç dhe R. C., 29 vjeç, pasi sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues D. Z dhe pasagjer R. C., gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. X., 32 vjeç, pasi duke qenë punëtor i një bilardoje prej 5 vitesh, vendoste në dispozicion ambientin e bilardos, për të bërë organizimin e lojrave të llotarive të palejuara. Gjatë kontrollit në ambientet e brëndshme të bilardos, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, nje aparat celular dhe një njësi kompjuteri.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një dorezë metalike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve
A. I., 54 vjeç dhe E. P., 24 vjeç, pasi u kapën dule drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
•Më datë 18.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve I. N., 58 vjeç dhe K. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cerova”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushta shtetasin A. H.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.