Vullkani italian Stromboli ka shpërthyer duke shkaktuar tym të zi. Mediat vendase kanë publikuar pamje nga momenti i shpërthimit ku duket tymi i shkaktuar nga krateri i vullkanit dhe lava shkaktoi rrëshqitje të dheut.
Vullkani është nën kontrollin e vazhdueshëm të ekspertëve, vullkanologëve dhe mbrojtjes civile, të cilët njoftuan mundësinë e një shpërthimi të ri disa ditë më parë. Ndërkohë shumë turistë që ndodheshin në ishull ishin të interesuar për të parë pamjet e ofruara nga fenomeni.
Vullkani Stromboli ndodhet në ishullin me të njëjtin emër në Detin Tirren dhe është pjesë e arkipelagut të të ashtuquajturve ishuj të Egolit pranë Sicilisë.
Vi regalo amici di tweetter in diretta l'esplosione dello stromboli #giuliasalemi93 #prelemi pic.twitter.com/rFBadOa8y3
— Pisola (@Maria92901849) May 19, 2021