Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar me akuzën për kultivim të bimëve narkotike. Blutë e Mirditës njoftojnë se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. P., 21 vjeç, banues në Tale, Lezhë.Arrestimi i tij u bë pasi është kapur duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Shlorit”, Sheshaj, Mirditë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.