Një gazetare e Al Jazeera, duke raportuar nga qyteti i Gaza-s raporton se palestinezët nisët të festën në momentin që armëpushimi hyri në fuqi.
“Ata filluan të thërrisnin dhe brohorisnin‘ Zoti është i Madh ‘, “tha ajo.
“Dhe për ta sot, është konsideruar në të vërtetë dita e parë e festivalit fetar të Bajramit të Madh pasi me nisjen e sulmeve para ditës së fundit të Ramazanit nuk arritën të festonin Bajramin.”
Duke qëndruar në mes të rrënojave të një shtëpie të bombarduar, al-Sayed tha se familjet e zhvendosura ishin larguar tashmë nga shkollat e drejtuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në të cilat ishin strehuar.
Sipas gazetares në ato godina, qëndronin në kushte shumë të këqija humanitare.
“Nuk kishte ujë, as energji elektrike dhe ata shkuan atje duke mos marrë asgjë me vete. Por këta njerëz tani në këto rrethana janë të rrezikuar nga kriza e një varfërie shumë të lartë dhe niveli i papunësisë në Rripin Gazës. Të kufizuara janë këtu edhe materialet e ndërtimit që nuk lejohen të futen. Ata nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç të presin përsëri për financimin e ndërtimit të shtëpive të tyre. ”