Elsa Raven, aktorja e njohur e “Back To The Future” dhe “Titanic”, është ndarë nga jeta në moshën 91- vjeçare. Raven vdiq të martën në shtëpi në Los Angeles. Lajmin e konfirmoi agjenti i saj, David Shaul.
Në vitin 1997, Raven xhiroi disa skena për “Titanic”, në të cilat luanin Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet. Shumica e skenave të saj ishin prerë nga filmi artistik, por u përdorën në videoklipin e “My Heart Will Go On” të Celine Dion, kolona zanore e filmit.
Në “Titanic”, Raven mund të shihet në videon e një çifti të moshuarish që përqafohen në shtrat ndërsa uji po vërshon në kabinën e tyre. Roli i saj i fundit në kinema ishte në vitin 2011, kur ajo luajti zonjën Harrison në “Answers To Nothing”.
E lindur në shtator 1929, Raven filloi karrierën në aktrim në skenën e New York City dhe vazhdoi të shfaqej në disa filma të Hollywood-it.