Delion Troqe 38-vjeç mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi në ambientet e servisit të pronësi të tij, në zonën e Skelës.
Nga pamjet e siguruara ditën e sotme nga Abcnews.al, ajo çfarë ka mbetur në vendin e ngjarjes janë shenjat e plumbave në murin e servisit ku u qëllua 38-vjeçari. Po ashtu mësohet se automjeti i gjetur i djegur në fshatin Sherishtë i përdorur nga autorët ka qenë me targa të vjedhura. Kujtojmë se brenda automjetit u gjetën edhe dy armë kallashnikov.
Ndërkohë deri më tani ka shkuar në 18 numri i personave të shoqëruar për ekzekutimin e Delion Troqes.
Mesohet se Troqe kishte marrë 10 plumba nga breshëria e kallashnikovit në pjesë të ndryshe të trupit, por ato në kraharor dhe kokë i morën jetën, pavarësisht tentativës për ta dërguar me shpejtësi në spital.
Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore e hetimit lidhet me Spanjën dhe konfliktet e mundshme që mund të kishte.
Viktima i atentatit të mbrëmjes së të premtes kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Spanja. Më parë ai kishte qenë i dënuar për drogë, ndërsa gjatë verës kur kthehej nga Spanja punonte me skaf me turistët në rivierën e Jugut.