Teksa u ndal në Korçë, ndalesa e radhës në kuadër të ditëve të Europës, ambasadori i BE, Luigi Soreca u pyet në lidhje mes shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Soreca deklaroi se ky ishte vendimi i qeverisë amerikane pa dhënë komente të tjera.
Soreca u shpreh se Shqipëria do të bëhet pjesë e BE, duke theksuar se është më gati se kurrë për hapjen e negociatave. Ndërsa ndalur te reforma në drejtësi, Soreca bëri një palelizëm me një figurë të njohur të drejtësisë në Itali, i vrarë 29 vite më parë për shkak të luftës kundër krimit.
“Ne dëshirojmë të bisedojmë me qytetarët në këto momente kaq të rëndësishme për Shqipërinë për ta çuar vendin drejt BE-së. Nuk kam asnjë koment për këtë. Ky është një vendimi i marrë nga qeveria e SHBA dhe nuk kam koment për këtë vendim.
Shqipëria ka bërë progres dhe nuk ka qenë kurrë kaq afër për fillimin e negociatave dhe ne tani mendojmë se kjo kohë tashmë ka ardhur. Më lejoni të përsëris që BE nuk ka për të qenë i plotë në rast se në të nuk do jenë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe vendet e tjera do bëhen pjesë e BE edhe prej dëshirës që kanë qytetarët. Për mua kjo ditë është veçantë sepse 29 vite më parë në Itali u vra gjyqtari Falcone. Ai ishte personi që e krijoi këtë koncept të ndjekjes së parave.
Ata e vranë Falconen por nuk mundën të vrisnin idetë dhe parimet e tij. Shqipëria ka dhënë prova në luftën kundër krimit të organizuar. Nuk është ende i mjaftueshëm. Kjo punë mjafton të çelen negociatat por duhet ende shumë punë. Sot në këtë ditë të veçantë, mund të them se mund t’ia dalim. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri”, u shpreh ai.