SHBA- Georgia, Pensilvania, Arizona, Nevada dhe Karolina e Veriut do të vulosin përfundimisht se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA këtë vit.
Beteja tashmë është përqëndruar në 5 shtete kyçe, ku Biden kryeson në 2 prej tyre kurse Trump në 3 të tjerat. Një zyrtar i lartë afër Biden në një deklaratë mbrëmjen e së enjtes është shprehur akoma më optimist pasi ka theksuar se ”Ne jemi të sigurt se do të kalojmë 270″.
Nuk ka ende një fitues të zgjedhjeve presidenciale, por ai që po i shkon më shumë afër fitores është pikërisht Joe Biden, ish-zv/presidenti që mjafton të mbajë avantazhin në Arizona dhe Nevada për të shpallur fitoren.