Një kabinë teleferiku është rrëzuar pranë liqenit Maggiore në Itali duke shënuar të paktën 13 viktima, nga 15 që ishin në bord. Mediat italiane kanë bërë me dije se përveç viktimave, në gjendje të rëndë janë dhe dy të mitur, 5 dhe 9 vjeç. Njëri nga të miturit është intubuar dhe iu nënshtrua një masazhi 6-minutësh pasi zemra i ndali për pak çaste, ndërsa tjetri është në reanimacion.
Aksidenti ndodhi sot para orës 13:00, ku kabina ku udhëtonin 15 persona pësoi difekt dhe si pasojë iu shkëput kablloja e impiantit pak para shtyllës së fundit. Këputja e litarit ndodhi rreth 300 metra nga maja e malit ku është stacioni i mbërritjes, kështu që kabina përfundoi në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta.
Teleferiku, i cili u rihap në 24 Prill, arrin një lartësi prej 1,500 metra mbi nivelin e detit dhe është i njohur për skiatorët dhe alpinistët. Për shkak të problemeve që kishte shfaqur linja iu nënshtrua riparimit të fundit 5 vitë më parë, nga 2014 deri në 2016.
Deri më tani nuk dihet asnjë detaj se cilët janë viktimat e aksidentit të frikshëm që moti dhjetra jetë njërzish.