Kryesia e PD-së e mbledhur pasditen e së dielës vendosi unanimisht që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë. Ata do të jenë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.
Kryesia e PD-së ka vendosur që të skualifikojë nga gara Ibsen Elezin, Admir Mulaj, Edmond Vrapin, Sabri Hoxhën dhe Mirjan Jashanllarin
Mbledhja që zgjati rreth 1 orë u zhvillua pa praninë e kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha. Kreu i demokratëve është larguar nga selia blu, për të mos marrë pjesë në mbledhje për shkak të konfliktit të interesit.
Mbledhja është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre për zgjedhjet që mbahen në 13 qershor.
Përpara mbledhjes së kryesisë kandidati Fatbardh Kadilli i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të përballen së bashku në një debat publik. Kadilli rreshtoi 5 kërkesa bazë për kryesinë e PD-së, ku nënvzoi se duhet të organizohet tre debate televizive të hapura, për publikun dhe median.