Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Prezë të Tiranës. Sipas News24, persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit me iniciale B.S.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.
Në orët në vijim pritet një njoftim i policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.