Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Durrës, Rezart Elmazi, është shkarkuar ditën e sotme nga detyra.
Në krye të detyrës është komanduar përkohësisht Viola Hima, e deleguar nga Agjencia e Kadastrës në Durrës. Hima, ka qenë zëvendësdrejtore dhe drejtore e komanduar më herët edhe në kadastrën e Vlorës, disa muaj më parë. Ndërkohë, ditën e sotme pritet që të mësohet emri i ri që do të drejtojë këtë Agjenci me kompetenca të plota.