Itali- Çifte të reja dhe familje të tëra, këto janë jetët e shkatërruara në aksidentin në liqenin Maggiore, në Itali me kabinën e teleferikut Stresa-Mottarone që ra në humnerë. Shtatë të vdekur ishin banorë të Lombardisë, të tjerët erdhën nga Calabria dhe Puglia. Viktima më e vogël ishte 2 vjeç. Një djalë pesë vjeçar lufton mes jetës dhe vdekjes në spitalin Regina Margherita në Torino. Këtu janë emrat dhe historitë.
Biran Amit, i lindur në Israel më 2 shkurt 1991 dhe rezident në Pavia;
Peleg Tal, lindur në Israel më 13 gusht 1994 dhe rezident në Pavia;
Biran Tom, lindur në Pavia më 16 mars 2019 dhe rezident në Pavia;
Barbara Cohen Konisky, lindur në Izrael më 11 shkurt 1950;
Itshak Cohen, lindur në Israel më 17 nëntor 1939;
Mohammadreza Shahisavandi, lindur në Iran më 25 gusht 1998, rezident në Diamante (Cosenza);
Serena Cosentino, lindur Belvedere Marittimo (Cosenza) më 4 maj 1994 dhe rezident në Diamante (Cosenza);
Silvia Malnati, lindur në Varese më 7 korrik 1994, rezidente në Varese;
Alessandro Merlo, lindur në Varese më 13 prill 1992, rezident në Varese
Vittorio Zorloni, lindur në Seregno, Milano, 8 shtator 1966, rezident në Vedano Olona (Varese)
Roberta Pistolato, lindur në Bari më 23 maj 1981, rezidente në Castel San Giovanni (Piacenza)
Të dhënat personale të një fëmije 9 vjeç që humbi jetën në Regina Margherita në Torino nuk janë bërë të ditura.
Gruaja që festonte 40-vjetorin e lindjes
Roberta Pistolato, 40 vjeç pikërisht në ditën e tragjedisë dhe Angelo Vito Gasparro, 45, që humbën jetën në aksidentin e Mottarones, ishin bashkëshortët me banim në Piacentino, të dy me origjinë nga Bari. Çifti, rezident prej kohësh në Castelsangiovanni, ishte në një udhëtim në Liqenin Maggiore për të festuar ditëlindjen e gruas. Familja në Pulia, foli për herë të fundit me të nga ora 11:00, kur 40-vjeçarja i dërgoi motrës së saj mesazhin e fundit me tekst: “Ne do të ngjitemi në teleferik”. Roberta sapo kishte mbaruar studimet në mjekësi dhe punonte si mjeke roje në autoritetin lokal të shëndetit në Piacenza.
Silvia Malnati, 27 vjeç dhe Alessandro Merlo, 29, ishin dy të fejuar nga Varese. Silvia Malnati ishte e punësuar në dyqanin e kozmetikës “Kiko” në Milano. Të pasionuar pas natyrës, detit dhe maleve, ataishin larguar së bashku për një udhëtim jashtë qytetit, mbase i pari pas një viti të gjatë privimi dhe kishin zgjedhur malin që ngrihet midis liqenit Maggiore dhe liqenit Orta.Silvia ishte diplomuar më 23 Mars. E buzëqeshur dhe me një fustan me pika, kurora e dafinës siç mund ta shihni të portretizuar në imazhet e profilit të saj social, Silvia kishte festuar duke postuar një fjali nga Gëte si koment: “Çfarëdo gjëje që mund të bësh, çfarëdo ëndrre që mund të ëndërrosh, fillo. Guximi mbart me vete gjenialitet, magji dhe forcë. Fillo tani”.
Vajza kalabreze ishte në një udhëtim me të dashurin e saj
Serena Cosentino, 27 vjeçe, nga Diamante (Cosenza), ishte zhvendosur në Verbania disa muaj më parë ku kishte fituar një konkurs si studiuese në Institutin Cnr për Kërkimet për Ujërat, duke marrë shërbimin në 15 mars. Më parë kishte studiuar në Sapienza në Romë. I dashuri i saj Mohammadreza Shahisavandi, 23 vjeç, iranian, gjithashtu vdiq në aksident. Edhe rezulton rezident në Diamante, por jetonte në Romë, ku studionte. Djali kishte shkuar për të vizituar të dashurën e tij në Verbania dhe së bashku kishin shkuar në një udhëtim në Mottarone. Serena kishte festuar ditëlindjen e saj më 4 maj.
Shuhet një familje e tërë nga Pavia, stërgjyshërit gjithashtu humbën jetën
Një familje e tërë me origjinë izraelite, me banim në Pavia, babai, nëna dhe dy fëmijët, u shua pothuajse plotësisht në aksidentin e teleferikut të Mottarones në Stresa. Në listën e viktimave rezultojnë Amit Biran, 30 vjeç, banues në Pavia, gruaja e tij Tal Peleg, 26 vjeçe dhe djali i tyre Tom, 2 vjeç. Djali tjetër 5-vjeçar i çiftit, i cili ishte me ta, u transportua në gjendje shumë të rëndë në spitalin Regina Margherita në Torino ku u operua. Në listën e viktimave janë dhe stërgjyshërit e familjes: Itshak Cohen, 82 vjeç dhe gruaja e tij Barbara Cohen Konisky, 70 vjeç, ishin gjyshërit e Tal Peleg. Ata kishin mbërritur në Pavia disa ditë më parë për të vizituar të afërmit e tyre. Të gjithë kishin shkuar në Piemonte për një udhëtim në Mottarone. Amit Biran, që në faqen e tij në Facebook prezantohet si student në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Pavias, u regjistrua në 2018 dhe aktualisht po punonte si praktikant.