Një i ri shqiptar nga Kosova është në kërkim në Francë pasi qëlloi me thikë për vdekje duke i marrë jetën partneres së tij, 22-vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle. 22-vjeçari nga Kosova e ka qëlluar pesë herë me thikë partneren e tij, Stéphanie, në sy të vajzës së tyre, vetëm 4 vjeçe.
Menjëherë pas krimit i riu nga Kosova është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, 22-vjeçarja nuk ia doli dot mbanë dhe ndërroi jetë.