Një 19-vjeçar me emrin Adis Caka është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, teksa pas një kontrolli të kryer në shtëpinë e tij, ju gjetën sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të tipit “cannabis sativa”. Dyshohet se 19 vjeçari i prodhonte dhe i shiste sasitë me lëndë narkotike, ndërkohë që po vijon puna për të kapur edhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.