Ky është Samuel Cassidy i cili hap zjarr ndaj kolegëve të tij në Kaliforni dhe më pas e ktheu armën nga vetja e tij. Nëntë persona humbën jetën nga sulmi që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Autoritetin e Transportit Santa Clara Valley.
Të tetë viktimat ishin punonjës të Autoritetit ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë publike. Sipas raportimeve 57-vjeçari ishte punonjës mirëmbajtjeje dhe dyshohet se pasi vrau kolegët qëlloi edhe veten.
Po ashtu, përpara sulmit ai i kishte vënë flakën banesës së tij ku u gjetën edhe armë e municione. Pas sulmit, në godinë u gjet edhe një pajisje shpërthyese.