Në fakt, është në shtëpinë e vet, por për 22 vjet me radhë, ne netët finale festivali i Këngës Magjike është organizuar në Pallatin e Kongreseve. Kuptohet, gjithçka është pasojë e pandemisë.
Kështu, nata e parë gjysmëfinale e festivalit Kënga Magjike nuk po zhvillohet në Pallatin e Koncerteve. “Pandemia fiku dritat e botës”,- tha producenti Gjebrea sapo hapi mbrëmjen e sotme të festivalit, por shtoi se “Kënga Magjike” do të zhvillohet kësaj here në një tjetër shtëpi të ëmbël, në Tv Klan.
“Pas 22-vitesh, sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur, sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi. Drejt Tv Klan të lutem”.