Ndërsa jemi në përpjekje për t’u kthyer në normalitet, shkencëtarët po shprehin pikëpamjen se një pandemi ka të ngjarë të ndodhë dimrin e ardhshëm, por nuk mund të dalin në një konkluzion pëfundimtar se sa e mundshme është dhe çfarë mund të shkaktojë.
Ndërsa rastet dhe vdekjet do të vazhdojnë të bien në SH.B.A. gjatë verës, Ali Mokdad , epidemiolog profesor në Universitetin e Uashingtonit tha se, infeksionet do të rriten përsëri në vjeshtë dhe ndoshta edhe më shumë në dimër.
Numri i vdekjeve do të varet kryesisht nga niveli i vaksinimeve deri atëherë, si dhe prania e mutacioneve të virusit që do të jenë të pranishme në komunitet.
Për të parandaluar një valë të re të ardhshme të COVID-19, sipas tij, duhet të vaksinohet 80-85% e popullsisë.
Për shkak të dobësimit të imunitetit nga vaksinat, ai beson se njerëzit që u vaksinuan midis dhjetorit 2020 dhe shkurtit 2021 ndoshta do të kenë nevojë për një dozë përforcuese para dimrit.
Mokdad gjithashtu nuk pajtohet me rekomandimin për të hequr maskën mbrojtëse, duke argumentuar se për shkak të përdorimit të reduktuar të maskës, rastet e COVID-19 pritet të rriten deri në muajin gusht.
Peter Katonah, mjek dhe profesor i shëndetit publik në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles (UCLA), tha se është e rrezikshme të bësh parashikime të tilla, por nga studimet e bëra, mund të konsiderohet një valë e mundshme.
Vaksinat duket se kanë pasur efekt pozitiv, sidomos në SHBA, pasi rastet jane zvogëluar ndjeshëm.
Katonah theksoi gjithashtu se përdorimi i një maske dhe distancimi shoqëror nga të pa vaksinuarit janë të nevojshme për të kufizuar përhapjen e virusit.
Preeti Malani, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Miçiganit, tha se kohëzgjatja e imunitetit fizik është ende e panjohur. Në çdo rast, tha ai, ne nuk do të jetojmë në një botë pa COVID-19.
Aktualisht, mutacioni britanik (B.117) është i përhapur në SH.B.A. dhe për të vaksina ka qenë efektive, kështu që nuk ka pasur rritje të vdekjeve si në vendet e tjera, tha Mokdad.
Por fotografia mund të ndryshojë nëse dominojnë llojet e Afrikës së Jugut ose Brazilit, sepse vaksinat janë më pak efektive kundër tyre dhe sepse ato mund të infektojnë përsëri njerëzit që janë infektuar më parë.
Katonah thotë se ai nuk është aq i shqetësuar për mutantët sa ishte disa muaj më parë.
Nëse mutacionet fillojnë të shkaktojnë probleme, vaksinat mund të rregullohen në përputhje me rrethanat.