Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet pasditen e 2 qershorit, në orën 18:00 tek Liqeni Artificial.
Vendimi është marrë ditën e sotme. 10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar më herët se një arsye pse është vendosur këtë datë është numri i viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.