Ekspertët e shëndetit presin që Covid-19 të shfaqë mutacione të tjera të rrezikshme. Ravi Gupta, profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Kembrixhit, thotë se ndërsa kjo nuk do të ishte domosdoshmërisht një gjë e keqe, virusi do të përpiqej të bëhej më efikas në transmetim pasi njerëz po mbrohen më shumë.
Ai shtoi se Covid-9 është i paparashikueshëm dhe ne nuk duhet të jemi tepër të sigurt në çdo fazë epidemike. Gupta ka thënë se kemi vaksina të mira por që prodhuesit duhet t’i përshtatin ato.
“Së dyti, virusi do të bëjë disa gjëra të çuditshme. Dua të them, ky është vetëm fillimi. Mendoj se virusi do të rikombinohet, besoj se do të kemi viruse super mutante. Kjo nuk është domosdoshmërish një gjë e tmerrshme, por virusi do të bëjë gjëra shumë të papritura sepse sasia e presionit mbi të do të jetë e madhe, kështu që do të përshtatet.
Duke iu referuar disa prej mutacioneve të parë në variantin e parë të zbuluar në Indi, eksperti tha se ato ishin “vetëm fillimi” dhe se do të kishte ndryshime të mëtejshme në virus, jo vetëm për zhdukjen e antitrupave por për të rritur transmetueshmërinë.
Gupta tha se ndërsa rritet mbulimi i vaksinave, Covid-19 do të jetë një sëmundje e lehtë, madje edhe me “super variantet”, por gjithmonë do të ketë disa njerëz që do të ndikohen.
“Ne e shohim këtë gjë me gripin e zakonshëm. Çdo vit kemi vdekje nga gripi në grupet që preken më shumë. Ne do përpiqemi të vaksinojmë sa më shumë por kjo nuk funksionon gjithmonë, sepse mutacionet mund të kalojnë vaksinë. Kështu nuk duhet të jemi të sigurt në asnjë faze,”shpjegon eksperti.
Neil Ferguson, një epidemiolog në Kolegjin Imperial në Londër dhe një anëtar i Grupit të Modelimit Shkencor të Gripit Pandemik Shkencor në Britani tha se lehtësimi i kufizimeve në qershor do të varet nga sa i transmetueshëm është varianti indian.
“Unë mendoj se në të vërtetë është herët për të thënë nëse do të jemi në gjendje të anashkalojmë mutacionet. Nuk e dimë ende nëse do të kemi nj valë tjetër infektimi apo do ta anashkalojmë atë.
Ne duhet të kemi çdo herë e më shumë të dhëna por nuk mund të parashikojmë të ardhmen”, shtoi eksperti.