Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe ka vënë në pranga poseduesin e tyre. Blutë e Lezhës njoftojnë se një 23 vjeçar është arrestuar sot. Shtetasi Kejvin Gjetja është kapur në flagrancë nga forcat e policisë teksa po kryente shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “cannabis sativa”.
Pasi është bërë i mundur lokalizimi i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte shtetasi Kejvin Gjetja policia ka vendosur pika kontrolli dhe më pas ka ndaluar automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte. Policia ka sekuestruar 71 doza të lëndës narkotike dhe gjithashtu një sasi lekësh të cilat dyshohet se i kishte përfituar gjatë shitjes së realizuar.