Një i ri u vra me kallashnikov mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Mark Kodra 47 vjeç ekzekutoi Emiljan Ndoun 25 vjeç, sipas policisë pas një konflikti në afërsi të një kalçetoje në fshatin Bardhaj.
Burime nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi krimi i radhës që tronditi kryeqendrën e veriut të vendit raportohet se i riu po kthehej nga motra në momentin që fqinji e ka vrarë.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.
I arrestuari është kapur vetëm pak kohë pasi ka kryer vrasjen, ndërkohë identiteti i tij dhe i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, sapo morën vesh lajmin në vendin ku ndodhi krimi arritën me shpejtësi familjarët e të riut që humbi jetën.