Sot është dita e 23-të e grevës së grave naftëtare në Ballsh, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet.
Gratë kërkojnë pagat e prapambetura, të cilat thonë se i kanë fituar me drejtësi. Ato kanë kërkuar gjithashtu një reagim nga kryeministri së bashku me deputetet e Parlamentit.
“Nuk e dimë çfarë bëhet, kryeministri të reagojë. Zonjat parlamentare të reagojnë për këtë situatë”, janë shprehur gratë naftëtare.