Shifrat e infektimeve me Covid-19 në Shqipëri kanë ruajtur të njëjtin trend të ulët edhe gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 3255 testime të kryera kanë rezultuar 12 raste pozitive, ndërsa u shenua 1 viktimë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë. Kujtojmë se dy ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve shkurtoi me 60 minuta orën policore, ndërsa lejoi qarkullimin pa maskë në ambjente të hapura.