Plagosjen dy vëllezër në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, në lagjen 13 të qytetit. Vëllezërit kanë iniciale A.H., të lindur në vitin 1998 dhe 2002. Një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa për tjetrin nuk dihen detaje.
Të dy janë dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që ende nuk ka detaje të tjera lidhur me ngjarjen. Deri më tani raportohet se dy vëllezërit janë konfliktuar me disa persona të tjerë me thika, ndërsa Policia është vënë në kërkim të autorëve.