Policia reagon zyrtarisht për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një person u gjet i mbytur.
“Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.“