Tiranë- Ish- deputete e PD, Jorida Tabaku vijon me denoncimin e ndërtimit të shkollës ‘Sami Frashëri’. Këtë herë ajo përmes një video ‘nxjerr’ zbuluar kryebashkiakun Veliajn për ‘mashtrimin’ me fondet e BE. Sipas Tabakut shkolla nuk do të rindërtohet nga fondet e BE.
“Një javë me rradhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri. Ai hesht dhe fyen. Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE. Atëherë përse gënjeu dhe gënjen? Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit. EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit.Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa!”-shkruan pranë videos së postuar Tabaku.
Klikoni këtu për të parë videon e plotë