Loredana Zefi ka publikuar më në fund bashkëpunimin me ish-partnerin e saj, Mozzik.
Mozzik dhe Loredana bashkuan forcat me hitin e tyre ‘Rosenkrieg’. Pas lansimit të projektit të ri, 25-vjeçarja ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Grazia”, ku ka zbuluar më shumë detaje të përditshmërisë së saj.
Pjesë nga intervista:
Unë nuk dal nga shtëpia pa: celular, para dhe duke e ditur se kur do të kthehem në shtëpi. Kur të keni një familje, kjo është absolutisht e rëndësishme.
Kjo kritikë më formoi më shumë: Gratë nuk kanë vend në rep. Nuk është kështu!
Në jetë dua që të arrij të kem një: familje të madhe, mundësisht pesë fëmijë.
Ajo që më bën të lumtur është: të kaloj më shumë kohë me familjen dhe të jem në gjendje të bëj pikërisht atë që më pëlqen ta bëj.
Kështu ka ndryshuar stili im që kur jam bërë nënë: Ndonjëherë vishem shumë lirshëm, herë përsëri më ‘cool’, herë si grua. Më pëlqen.
Jeta ime pa muzikë duket: E thjeshtë dhe e lehtë: Bosh!
Gjëja e parë që bëj në mëngjes është: Ngrihem me vajzën time çdo mëngjes. Koha e vajzave!
Kjo më formoi në veçanti: Padyshim lindja e vajzës sime, por edhe vdekja e babait tim. Dhe kënga ime “Sonnenbrille”.
Idhulli më i madh: Vetvetja, natyrisht.