“Demokracia është në rrezik, si në Amerikë edhe në mbarë botën”, tha Presidenti Joe Biden gjatë fjalimit me rastin e Ditës Përkujtimore të të rënëve në SHBA. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje medias të punojë për të përcjellë të vërtetën, bazuar tek faktet dhe jo propaganda.
Shtetet e Bashkuara shënojnë Ditën e të Rënëve të hënën e fundit të majit, për të nderuar të rënët që nga Lufta Civile që përfundoi në 1868. Kjo ditë e shënuar kombëtare shoqërohet me vendosjen e flamujve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit si dhe në varrezat e të rënëve në mbarë vendin.